Përurimi i librit “Një shqiptar në CIA” i autorit Bashmir Xhemaj
Për nder të 12-vjetort të shpaljes ë Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Kuvendi Komunal i Ulqinit, organizojnë përurimin e librit “Një shqiptar në CIA, dy jetët e Destan Berishës” të autorit Bashmir Xhemaj. Promovimi do të mbahet në Hotelin “Plaza” (kati 2) në Ulqin, më 18 shkurt 2020 në ora 19:00.
Ju mirëpresim!
“Libri i Bashmir Xhemajt është historia e përpjekjes së dështuar për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë operacion të ndërmarrë nga CIA dhe MI6 humbën jetën rreth 300 shqiptarë. Instruktorët anglo-amerikanë e dinin plotësisht se po i dërgonin vullnetarët drejtë vdekjes së sigurt. Disa mbijetuan dhe ky është rrëfimi për njërin prej tyre, Destan Berishën nga Billusha e Prizrenit.” – BEJTULLAH DESTANI, historian dhe diplomat