Takim letrar me shkrimtarin RIDVAN DIBRA

Më 28 qershor 2021 në Qendrën e Kulturës në Plavë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi takimin letrar me shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ridvan Dibra, ku njëherit u përuruan edhe dy librat e tij më të fundit: “Gruaja që deshe” dhe “Për romanin dhe romanet”.

Në takim morën pjesë dashamir të fjalës së shkruar, miq e adhurues të Dibrës dhe lexues që synojnë ta lexojnë krijimtarinë e Dibrës. Moderatori Nikollë Berishaj, i cili njëherit është edhe përkthyesi i librit “Stina e ujkut” në gjuhën malazeze, foli për krijimtarinë e shkrimtarit ndër vite, stilin e tij, dha informacion për t’u bërë si urë lidhëse midis lexuesit dhe autorit, u përmendën çmimet e fituara dhe sukseset më të mëdha të autorit, si dhe përkthimet në gjuhët e ndryshme të botës etj. Njëkohësisht kjo u arrit falë bashkëbisedimit me autorin, i cili ishte i gatshëm për t’u përgjigjur në çdo pyetje.

Ky ishte takimi i parë i autorit me lexuesit në zonën e Plavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *