Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi takim me drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Me nismën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi sot pritëm në takim drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe në Malin e Zi.

Folëm hapur dhe diskutuam për problemet, çështjet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohen shkollat dhe arsimimi në gjuhën amëtare, në kuadër të iniciativës për reformat në sistemin arsimor të nisur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Mal të Zi.

U dakorduam që secili nga drejtuesit e shkollave në formë të shkruar të dërgojë në adresë të Këshillit kërkesat specifike të secilës shkollë dhe ato të përgjithshme, në mënyrë që përmes Këshillit Kombëtar t’u drejtohemi institucioneve kompetente, në një formë të strukturuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *