Informate e dates 26.08.2014 per proceduren e regjistrimeve ne Universitetet e Shqiperise

Te nderuar,

Informate

Nga takimi qe zhvilluam sot ne Ministrin e Arsimit dhe Sportit ne Tirane, ju informojme se deri me 28.08.2014, duhet qe secili kandidat i interesuar per te ndjekur studimet ne Universitetet e Shqiperise per vitin akademik 2014-2015, duhet te dorzoj prane ministrise keto dokumente. Prej dokumenteve gjate aplikimit ne Ministrin e Arsimit dhe Sportit ju duhet.

1. Fotokopje e leternjoftimit ose pasaportes se kandidatit (e noterizuar ne Republiken e Shqiperise)

2. Fotokopje e deftesave te 4 viteve te shkolles se mesme, (te noterizuara ne Republiken e Shqiperise)

3. Fotokopje e Diplomes se matures se Shkolles se mesme (e noterizuar ne Republiken e Shqiperise)

4. Formulari per dorzim dokumentacioni,

 Per formular klikoni ketu:   Kerkese aplikimi per studime -njohje 2014.

Gjate procesit te nostrifikimit te dokumentacionit (te Noteret ne Shqiperi) duhet qe patjeter te keni origjinalet me vete.

 

Ndersa  nga data 04.09. deri me 08.09.2014 duhet te beni terheqen e nje Vertetimi qe e leshon Ministria plus ( dokumentacionin qe keni dorzuar, diftesat e 4 viteve te noterizuara, diplomen e matures)  dhe pastaj te aplikoni prane fakultetit perkates.

Me respekt, Sekretari i Keshillit

Faik Nika

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI – ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO 85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu p.n-b.b, Tel/fax +382 30 411 302 , mob.+382 67 747 707, + 382 69 333 663 Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *