Lamtumirë MOIKOM ZEQO!

Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mendimtarit tonë prof. Moikom Zeqo, lajm ky që na pikëlloi të gjithëve.

“Për shqiptarët sot u shua një fanar ndriçues, erudit i çështjes kombëtare, prof. Moikom Zeqo. Ne shqiptarët në Malin e Zi i detyrohemi shumë sepse na u gjend pranë sa herë që kishim nevojë. Lamtumirë mendimtari ynë, do të na mungosh shumë prof. Moikom, megjithatë veprat e tua do të na mbeten si udhërrëfyes për të ardhmen. Pushofsh në paqe!” – u shpreh kryetari Nika.

Ndër të tjera, Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949-15 qershor 2020 Tiranë) kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letersisë në Tiranë. Fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”, më pas si mësues në Rrogozhinë. Më 1979-1987 punoi në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991-1996 shërbeu si deputet i PS-së. Më pas shkëputet nga politika, dhe zgjidhet drejtor në Muzeun Kombëtar, duke mos rreshtur së qeni kritik ndaj çështjeve të ndryshme politike, deri në ditët e fundi të jetës së tij.

Është autor i rreth 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja si: anglisht, esperanto, gjermanisht etj.

Mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *