Nënkryetari i KKSH-së, Bujar Hasangjekaj priti në takim Ministrin e Infrastrukturës së Kosovës Lutfi Zharku

13924967_10154282668350619_5577587916180173816_n 
Më 06.08.2016, zyrtarë shtetërorë nga Kosova vizituan zyrën koordinuese të Këshillit Kombëtar në Plavë ku u priten nga nenkryetari i KKSH-së, Bujar Hasangjekaj dhe antarët e tjerë të Këshillit. Gjithashtu vizituan edhe Komunën e Plavës ku u priten nga Kryetari i Komunës së Plavës Orhan Shahmanoviq. Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i perbërë nga ministri i infrastrukturës z. Lutfi Zharku me anëtarët e kabinetit të tij, deputetet e Kuvendit të Kosovës z. Besim Beqaj dhe z. Raif Çela si dhe veprimtari i çeshtjes kombëtare vëllai i dy dëshmoreve Fazliu z. Fadil Fazliu. Në këto takime u bisedua rreth mundësisë së intensifikimit të ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë. Nga deputetet u premtua se për këtë çështje do të bëhet lobim që punët të vazhdojnë sa më shpejtë. Ndërsa ministri premtoi se mjetet do të vazhdojnë të ndahen çdo vit e më shumë dhe për një kohë të shkurtë presin që pjesa e tyre të përfundoj. Mbetet të shihet gatishmeria e shtetit malazez për këtë rrugë.
13950640_10210319469369678_388567453_o

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *