PETICION: Bashkim në nji liste të vetme Shqiptare për zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi po bën përpjekje të mëdha për të vetëdijesuar politikën shqiptare në Mal të Zi për rëndësinë e daljes me një listë të vetme në zgjedhjet e 30 gushtit.

Një punë të jashtëzakonshme për të arritur këtë qëllim po bën edhe diaspora shqiptare në SHBA, gjegjësisht Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi që veprojnë në SHBA, të cilët kanë përgatitur PETICIONIN “Bashkim në nji liste të vetme Shqiptare për zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi”.

Duke i cilësuar këto zgjedhje si moment vendimtar për shqiptarët në Mal të Zi dhe si mundësi të mirë për të forcuar faktorin politik shqiptar, të gjithë Ju që e ndani të njëjtin mendim me ne dhe keni të njëjtat bindje kombëtare, të gjithë ju votues që mendoni se së bashku jemi më të fortë dhe fjala jonë, vetëm po të jemi të bashkuar ka vlerë, Ju ftojmë që të nënshkruani peticionin në vazhdim.

https://www.change.org/p/udheheqes-te-partive-politike-shqiptare-ne-mal-te-zi-bashkim-n%C3%AB-nji-liste-t%C3%AB-vetme-shqiptare-p%C3%ABr-zgjedhjet-e-ardhshme-n%C3%AB-mal-t%C3%AB-zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *