Takim në Prishtinë: Kryetari i KKSH në Mal të Zi, z.Faik Nika, dhe Kryetari i KKSH në Serbi, z.Enkel Rexhepi, u pritën nga drejtori i RTK-së, z.Rilind Gervalla

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, z. Enkel Rexhepi, u pritën në takim nga drejtori i RTK-së, z. Rilind Gervalla.

Gjatë këtij takimi biseduan e u dakorduan për të nisur shumë shpejt realizimin e një programi të përhershëm televiziv në RTK, përmes të cilit do të pasqyrohet jeta, sfidat dhe zhvillimet e shqiptarëve në trevat shqiptare në Malin eZi e në Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të thellë kulturore, shpirtërore dhe identitare mes shqiptarëve në të gjitha trevat.

Faleminderit drejtorit të RTK-së për gatitshmërinë dhe mbështetjen e pa rezervë për të jetësuar këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *