Takimi i Kryetarit të KKSH-së Faik Nika me drejtorët e institucioneve parashkollore – diskutim për përmirësimin e kushteve në institucionet parashkollore në Ulqin, Tuz, Plavë, Guci, Rozhajë dhe Ostros
Sot, në ambientet e KKSH-së, kryetari Faik Nika priti në takim drejtoreshën e IPP “Solidariteti”, znj. Elmadije Maraj, dhe drejtorin e IPP “Nënë Tereza”, z. David Junçaj, me qëllim informimin mbi situatën aktuale të këtyre institucioneve parashkollore.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat përballen çdo ditë këto institucione. Përveç mungesës së hapësirave në raport me numrin e nxënësve, një ndër problemet kryesore mbetet edhe mungesa e mjeteve mësimore.
Kryetari i KKSH-së, z. Faik Nika, shprehu gatishmërinë e tij që, në kuadër të iniciativës për reformat në sistemin arsimor të nisur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e kushteve në institucionet parashkollore në Ulqin, Tuz, Plavë, Guci, Rozhajë dhe Ostros.


