RIHAPET KONKURSI PËR LOGO TË KKSH-së
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, shpall:
K O N K U R S
PËR PUNIMIN E LOGOS
SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE
I
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit e as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet.
II
Propozimi për zgjedhjen ideore të logos të Këshillit, në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17) duhet t’i përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe karakteristikave të tjera të popullit shqiptar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën formë apo në formë të modifikuar me simbolet e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate në vend apo jashtë.
III
Kriteret e përgjithshme për hartimin e zgjedhjes ideore të logos dhe flamurit:
- Logoja (shenja dalluese) duhet të jetë i punuar në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit;
- Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të logos duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike;
- Logoja duhet të bëhet në dy variante: a) themelore (e ashtuquajtur logo e vogël); b) e zgjeruar, gjegjësisht zyrtare (e ashtuquajtur logo e mesme);
- Logoja e zgjeruar – zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin në shkrimin latin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në gjuhën shqipe, gjuhën malazeze (Nacionalni savjet Albanaca) dhe angleze (Albanian National Council);
- Trajta dhe forma e logos duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra, përfshirë edhe bardhë e zi dhe që logoja, si simbol, të mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve dhe ngjashëm.
IV
Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e zgjedhjes grafik të propozuar:
- Vizatimi me të cilin përfaqësohet propozimi duhet të bëhet me ngjyra dhe të dorëzohet në fletë të veçantë të formatit A4 së bashku me variantin bardhë e zi të të njëjtit propozim;
- Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarf postar dhe kartëvizitë;
- Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet, duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;
- Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi paraqitet edhe në formë elektronike si grafikë vektoriale e ruajtur në CD duke iu përmbajtur rregullit të dorëzimit me kod, si më lart.
- Bashkëlidhur, në një fletë të veçantë duhet të sqaroni shkurtimisht idenë dhe simbolikën e punimit (logos) tuaj.
V
Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese:
- Punimet e konkursit dorëzohen në zyrë të Këshillit Kombëtar çdo ditë pune ose përmes postës në pako (zarf A4) ME KOD, më së largëti deri në ora 16:00 të ditës së fundit të konkursit, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa nr., 85 360 Ulqin, Mali i Zi, drejtuar Komisionit për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve, me mbishkrim “KONKURSI PËR LOGON – MOS E HAP”.
- Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit), si dhe deklarata e shkruar e autorit që nëse shpallet fitues, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit, gjegjësisht tek Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe se propozimi i ofruar është krijim personal i autorit.
- Konkursi hapet më datë 04.04.2019 dhe zgjat 30 ditë nga dita e publikimit të tij.
- Me përfundim të konkursit, komisioni do të vlerësojë në mënyrë profesionale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëjë përzgjedhjen e tyre brenda 15 ditëve dhe për këtë do të informojë pjesëmarrësit e shpërblyer si dhe publikun përmes mediumeve publike (sajtit) me njoftim me shkrim.
- Tri zgjedhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materialet e investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit.
- Komisioni mban të drejtën që të kërkojë përmirësime të vogla eventuale të punimit fitues.
Shpërblimet janë si në vijim:
Shpërblimi I 500,00 euro
Shpërblimi II 200,00 euro
Shpërblimi III 200,00 euro
VI
KUSHTET E KONKURSIT:
- Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tre punime, por çdo punim duhet t’i dorëzohet Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë, me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar;
- Punimet, të cilat në adresën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 30 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.
- Punimet, të cilat nuk janë dorëzuar në pajtueshmëri me kërkesat dhe rregullat e cekura më lart, nuk do të konsiderohen dhe kjo do të konstatohet zyrtarisht në procesverbal gjatë vlerësimit.
Adresa e e-mailit: knsh@t-com.me; kksh.mn@gmail.com
Kontakt personi:
- Adriana Hoxha
- Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, tel: 030 401-302
Komisioni për Përgatitjen e Propozimeve të Simboleve
të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi