Takim letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizojnë Takim letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra.

Takimi do të mbahet të shtunën më 20 prill 2019, ora 20:00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.

Ridvan Dibra u lind në Shkodër më 9 janar 1959. U rrit dhe u arsimua në vendlindje. Përfundoi studimet për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ku edhe jep mësim rreth letërsisë së huaj. Çshtë autor i më se njëzet veprave në poezi e prozë. Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe  dhe është fitues i çmimeve të ndryshme. Në vitin 2012 fitoi Çmimin Rexhai Surroi me romanin Legjenda e vetmisë, si romani më i mirë i vitit në nivel mbarëkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *