KKSH hap zyrën koordinuese në Plavë

Zyra e KKSH-se Plave

Sot, më datë 11.12.2015, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mali të Zi hapi zyrën koordinuese në Plavë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë: kryetari z. Genci Nimanbegu, nënkryetari z. Bujar Hasangjekaj, anëtarët e Këshillit nga Plava dhe Gucia, përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të shoqatave kulturore etj.

Ky aktivitet u realizua në përputhje me objektivat dhe obligimet e Këshillit Kombëtar, në mbështetje të komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Zyra koordinuese e KKSH-së në Plavë do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë në ato trava dhe do të shërbejë si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve me të cilat ata ballafaqohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *